Sot hidhet shorti për “Play Off”-in e Kampionatit Botëror

Futboll

Sot hidhet shorti për “Play Off”-in e Kampionatit Botëror

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 11:12
Sot hidhet shorti për “Play Off”-in e Kampionatit Botëror

Sot (e premte) do të hidhet shorti për fazën e “Play Off”-it të Kupës së Botës.

Me fillim në orën 17:00, në Zyrih të Zvicrës do të hidhet shorti për Kombëtaret e Evropës.

10 kombëtaret që përfunduan kualifikimet në vendet e dyta, si dhe dy nga Liga e Kombeve do të marrin pjesë në short.

Gjashtë skuadrat me rekordin më të mirë të kualifikimit (pikët dhe diferencën e golave) vendosen në vazon 1 dhe gjashtë të tjerat do të futen në vazon 2.

Vazo 1: Itali, Portugali, Rusi, Skoci, Suedi, Uells.

Vazo 2: Austria, Republika Çeke, Maqedonia e Veriut, Polonia, Turqia, Ukraina.

Skuadrat në vazon 1 do të presin gjysmëfinalen në grupin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat