Koeman fiton para të majme nga Barcelona

Futboll

Koeman fiton para të majme nga Barcelona

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:46
Koeman fiton para të majme nga Barcelona

Barcelona dhe Ronald Koeman kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e trajnerit, i cili u shkarkua pak javë më parë për rezultate të dobëta.

Lajmi është bërë i ditur nga mediet katalane , që zbulon se holandezi ka pranuar të marrë 10 milionë euro, duke i kursyer klubit dy milionë euro.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Koemanin nuk e lidh më asgjë me klubin katalan, që do të thotë se mund të punojë që tani në çdo klub tjetër.

Trajneri holandez u shkarkua pas humbjes në Vallecas dhe u zëvendësua përkohësisht nga Sergi Barjuán, derisa Xavi Hernández mori përfundimisht frenat e ekipit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat