Vllaznia para sfidës së vështirë

Futboll

Vllaznia para sfidës së vështirë

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:43
Vllaznia para sfidës së vështirë

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, shpreson që sfida e nesërme ndaj Laçit të jetë vazhdimësia e momentit të mirë të shkodranëve të cilët duan të afrohen edhe më shumë me kreun duke u përshirë në mes pretendenteve për titull.

Në konferencë për shtyp, ai theksoi se tashmë që kishte më shumë alternativa, pas kthimit të të dëmtuarve, për ekipin do të ishte më e lehtë, edhe pse bëri thirrje për kujdes se çdo ndeshje varej nga episodet, siç e tregoi humbja e Tiranës me Kukësin.

“Shpresoj që fitorja ndaj Kastriotit të jetë kthesa. Si fillim dua të them diçka për spektatorët tanë, sepse javën e kaluar më pyetën pse kaq pak spektatorë në stadium. Ne vlerësojmë të gjithë spektatorët. Dhe sidomos për njerëzit që na bashkohen në ndeshjet tona. Nuk ka rëndësi nëse janë 1, 1000 apo 10000. Padyshim do të ishte e këndshme nëse shohim nesër më shumë spektatorë që të mbështetin Vllazninë se kemi nisur një rrugë bashkë, duhet të qëndrojmë ë gjithë bashkë, Vllaznia është e gjithë Shkodra dhe duam të na mbështetin. Nëse do të jemi në gjendje të kontribuojmë që të kemi më shumë spektatorë, do të kalojmë hapin e radhës dhe të tregojmë më të mirën ndaj shpresoj që të na mbështetni.

Ne duam të vazhdojmë rrugën tonë të suksesshme, të vazhdojmë të ndjekim suksesin, është objektivi ynë të jemi të suksesshëm. Për ne është e rëndësishme t’u tregojmë lojtarëve tonë që ia vlen që të punojmë fort për të arritur aty.

Ndeshjet e Superiores dhe sidomos sfidat si e nesërmja janë speciale, përballen me ta presim me padurim. Nuk ka rëndësi nëse është Laçi i fortë, apo në periudhën e dobët, duhet ta marrim me seriozitet Laçin. Duhet të shohim njëri-tjetrin dhe të mendojmë si të mbështetim njëri-tjetrin dhe si të fitojmë ndeshjen, që t’i shkaktojmë Laçit humbjen e radhës, e kemi bërë në fillim.

Humbja e Tiranës? Është një sinjal që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të gjithë duhet ta dinë që mund të mposhtësh çdo ekip në Superiore. Të gjithë skuadrat duhet të luajnë në të njëjtat kushte, është e vështirë. Kur analizuam ndeshjen Kukësi-Tirana, gjithçka varet nga detaje të vogla nëse fiton apo humbet. Ndaj duhet të punojmë dhe të jemi të përqendruar në shumë gjëra, duhet të jemi të përgatitur për shumë gjëra dhe po punojmë për këtë.

Vlerësoj se të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm, padyshim mendoj se është bërë punë e mirë edhe e stafit tonë dhe doktorëve apo atyre që janë rreth skuadrës. Po punojmë në një nivel të lartë për të mbajtur lojtarët në gjendje të mirë. Gjurgjeviç është kthyer, Da Silva është kthyer e kemi më shumë mundësi për ndryshim, titullarët kanë mbështetjen e të gjithëve dhe kjo është vendimtare. Që formacioni titullar punon mirë dhe të kemi mundësi të ndryshojmë.

Duhet të tregojmë nesër që jemi një skuadër, nuk ka rëndësi si është Laçi. Mendoj se jemi të mirë mjaftueshëm për të fituar, por duhet të tregojmë se mund të kalojmë limitin tonë për ta arritur atë”, tha Brdariç.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat