Partizani përmbys Teutën në minutën e 96-të

Futboll

Partizani përmbys Teutën në minutën e 96-të

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:57
Partizani përmbys Teutën në minutën e 96-të

Partizani ka marrë një fitore të madhe me përmbysje ndaj Teutës duke fituar 2-1 në “Elbasan Arena”. 

Një ndeshje e denjë për filma me dramë kjo e luajtur në Elbasan, ku mbizotëroi tensioni dhe kartonët e kuq. Ishte Teuta që kaloi e para në avantazh më Pepi Gjorgiev në minutën e 26-të të takimit.

Në të dytën, të kuqtë u hodhën në sulm për të gjetur barazimin, por erdhi vetëm në minutën e 90-të nga një penallti e shndërruar në gol nga Zhunior.

Më herët, Aleksi dhe Albion Marku lanë lojtarët me 10 lojtarë pas një përplasje. Përmbysja e çmendur erdhi në minutën e 96-të ku Tedi Cara pas një veprimi të bukur mposhti Pano Qirkon duke i dhuruar 3 pikë Partizanit.

Sfida u luajt deri në minutën e 100-të, por rezultati nuk ndryshoi. Teuta mbetet në krizë rezultatesh, ndërsa të kuqtë shohin dritë në fund të tunelit pas disa rezultateve negative, shkruan Panorama Sport.

PARTIZANI-TEUTA 2-1

Zhunior 90′ , Cara 90+6′ / 26′ Gjorgiev

KK: Marku 86′ / Aleksi 86′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat