Memelli ndërton skuadrën për Tiranën

Futboll

Memelli ndërton skuadrën për Tiranën

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:14
Memelli ndërton skuadrën për Tiranën

Migen Memelli ndërton skuadrën për Tiranën.

Për ndeshjen me bardheblutë, sipas Memellit, nuk do të jetë Berisha, por kjo nuk do të thotë se Skënderbeu nuk ka të gatshëm lojtarë të tjerë.

Një 4-5-1 e pastër me të gjithë pas për të mbajtur të paktën barazimin. Korçarët duan që të mos dalin pa pikë nga takimi i sotëm në fushën e tyre

Orges Shehi ka vendosur që në sfidën me Skënderbeun të ketë një skuadër ndryshe. Me mungesat e sigurta të Xhixhës dhe Behiratçes, trajneri duhet të korrigjojë tri repartet.

Në stërvitjen e fundit ai provoi një ekip ndryshe, me Zhivanajn në mbrojtje dhe Totren në sulm, ndërsa mesfusha me Tolin e Najdovskin si diga para mbrojtjes. Më pas pati edhe mundësi Hoti të tregonte forcën e tij.

Gjithsesi, duke parë lëvizjet e Shehit, trajneri do ta nisë me Bekajn në portë. Mbrojtja me Toshevskin, Zhivanajn, Hoxhallarin dhe Ismajlgecin.

Në mesfushë, Toli, Najdovski dhe Limaj. Sulmi do të ketë një lëvizje me Totren pas dyshes Seferi-Ngo. Kujtojmë se Tirana ka sulmin më të mirë në këto 10 javë.

Po kështu, 20 pikë në 9 takime ka aktualisht ekipi i Tiranës. Bardheblutë janë të parët në kampionat, ndërsa korçarët në vendin e parafundit të Superiores.

Në sfidën e parë fituan bardheblutë 4-2. Tirana gjithashtu shpreson që të mbajë vendin e parë në klasifikim, duke marrë një fitore në Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat