Cristiano Ronaldo kampion edhe jashtë fushe

Futboll

Cristiano Ronaldo kampion edhe jashtë fushe

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:28
Cristiano Ronaldo kampion edhe jashtë fushe

Cristiano Ronaldo është ndër të paktët lojtarë që i dëshmon vlerat e tij të padiskutueshme si brenda fushës së lojës por edhe jashtë saj.

Veprimi i tij i fundit ka konfirmuar më së miri se ylli portugez nuk di vetëm të shënojë gola dhe të përkujdeset për veten e tij por edhe të tregohet bamirës dhe t'i sjellë dobi njerëzve në nevojë, veçanërisht fëmijeve.

Iniciativës së kanautores së famshme Pink, për të gëzuar fëmijët nga e gjithë bota me fanella te Ronaldos me nr.7, që padyshim jane nje enderr per secilin, 36 vjecari i është kunderpërgjigjur kësaj ftese solidare me dashamirësinë dhe kënaqësinë më të madhe.

Ndër të tjerash, ai u shpreh se do të dhuronte bluza me firmat nga vetë ai për të arritur qëllimin e përbashkët. Në fund, Cristiano Ronaldo nuk nguroi të përgëzonte Pink për këtë nismë tejet të veçantë dhe normalisht ky bashkëpunim mes dy personazheve te dashur për publikun u shoqërua me vlerësim maksimal nga ndjekësit në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat