Barcelona është shumë afër marrëveshjes

Futboll

Barcelona është shumë afër marrëveshjes

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:34
Barcelona është shumë afër marrëveshjes

Gjiganti spanjoll po përgatitet për transferimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të dimrit.

Skuadra e Barcelonës është duke u përballur me lëndime të shumë futbollistëve, sidomos në repartin e sulmit.

Lëndimet e Martin Braithwaite, Sergio Aguero e Ansu Fati kanë shtyerë drejtuesit e klubit spanjoll që hidhen në sulm për transferimin e një sulmuesi në janar.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona është shumë afër marrëveshjes me Manchester Cityn për transferimin e Ferran Torres.

Thuhet se Barça do ta blejë sulmuesin spanjoll për një shumë rreth 50 milionë euro, dhe marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti.

Futbollisti tashmë ka marrëveshje personale me ‘Blaugranët’ dhe është i interesuar të kalojë në La Liga.

21-vjeçari, nuk është i kënaqur me hapësirat që po ka tek City, andaj ka kërkuar kalimin te Barcelona.

Spanjolli, këtë edicion ka realizuar tre gola e një asistim në shtatë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat