Lewandowski ka një tifoz më shumë

Futboll

Lewandowski ka një tifoz më shumë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:40
Lewandowski ka një tifoz më shumë

Arkadiusz Milik voton Robert Lewandowski për “Topin e Artë” të vitit 2021. Sulmuesi i Marseille, bashkombas i qendërsulmuesit të Bayern Munich, është jashtëzakonisht i sigurt në shanset e fitores së shokut të kombëtares, duke iu referuar trofeut të “France Football”.

Duke folur në një intervistë për “Prime Video”, Milik tha fjalën e tij për çmimin që nuk u akordua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së Covid-19:  “Lewandowski do ta fitojë ‘Topin e Artë’, unë kam shumë besim.

Ai e meriton. Nuk e di me të vërtetë se si mund t’i shpëtojë. Vitin e kaluar ‘France Football’ nuk e dha trofeun, në dy sezonet e fundit Robert ka qenë më i miri, ka fituar shumë. Për mua e meriton ta fitojë”.

Për të kuptuar se si do të përfundojë nuk do të duhet shumë kohë, pasi të hënën e 29 nëntorit do të shpërndahen zyrtarisht të gjitha çmimet e “France Football” për vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat