Xavi: Presim një ndeshje tepër të vështirë

Futboll

Xavi: Presim një ndeshje tepër të vështirë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:58
Xavi: Presim një ndeshje tepër të vështirë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Villarealit, duke e shpallur qartë objektivin.

Për Xavin, Barcelona nuk ka më kohë për të humbur, ndaj rezultati i vetëm në qytetin e qeramikës është fitorja.

Xavi ka analizuar edhe paraqitjet e ekipit të tij, duke vënë re hapa pozitivë, por për të vlejnë vetëm pikët.

“Presim një ndeshje tepër të vështirë, pasi Vijareali është një ekip që parapëlqen të luajë në sulm.

Janë mjaft të organizuar, pastaj kanë dhe një nga trajnerët më të mirë në Spanjë. Jam i bindur se do të jetë një transfertë shumë e vështirë”, tha Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat