Torres duket se është mërzitur me jetën në Angli

Futboll

Torres duket se është mërzitur me jetën në Angli

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:20
Torres duket se është mërzitur me jetën në Angli

Ferran Torres duket se është mërzitur me jetën në Angli dhe kërkon të rikthehet në Spanjë, aty ku më parë është aktivizuar me Valencian.

Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi i Manchester City nuk ndjehet një lider te “Qytetarët” dhe kështu kërkon rol protagonist në La Liga, aty ku Barcelona e Xavi Hernandez e pret krahëhapur.

Në lidhje me vendimin për t’u larguar, Torres është treguar korrekt dhe së fundmi ka lajmëruar trajnerin Pep Guardiola i cili nuk ka pasur shumë për të bërë i gjendur para faktit dhe është shprehur se nëse klubet gjejnë gjuhën e përbashkët atëherë edhe ai është dakord.

Gjithnjë sipas medias katalanase, drejtues të Barcelonës duke parë vullnetin e lojtarit 21-vjeçar kanë nisur lëvizjet e para dhe kanë biseduar me agjentin e Torres, teksa transferimi duket i mundur edhe në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat