Infatino: Ata kanë frikë

Futboll

Infatino: Ata kanë frikë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:22
Infatino: Ata kanë frikë

Kundërshtarët e idesë së FIFA-s për mbajtjen e Botërorit çdo dy vjet duket se kanë frikë se do të rrëzohen nga maja e futbollit botëror, tha të premten presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Fjalimi i Infantinos para drejtuesve e futbollit afrikanë ishte një kritikë e qartë ndaj Evropës dhe Amerikës së Jugut, që kanë dominuar çdo Kampionat Botëror dhe po kërcënojnë me bojkot të turneve dyvjeçarë.

“Ata që janë kundër janë ata që gjenden në krye”, u tha Infantino zyrtarëve të Konfederatës së Futbollit të Afrikës në takimin e mbajtur në Kajro. “Ndodh në çdo sektor të jetës, kur ka reforma dhe ndryshime. Ata që janë në krye nuk duan që asgjë të ndryshojë. Ata kanë frikë, ndoshta, se nëse diçka ndryshon pozicioni i tyre drejtues është në rrezik”.

Evropa dhe Amerika e Jugut kanë siguruar që ekipe të tyre të luajnë në të gjithë 21 Botërorët, që nga i pari i mbajtur në vitin 1930. Të paktën 18 nga 32 përfaqësueset në turneun e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Katar janë nga Evropa e Amerika e Jugut.

“Ne e kuptojmë këtë, i përgëzojmë dhe i duartrokasim që kanë qenë kaq të suksesshëm në arritjen e majës së futbollit botëror”, tha Infantino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat