Palmeiras mbron titulin ndaj Flamengos

Futboll

Palmeiras mbron titulin ndaj Flamengos

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:59
Palmeiras mbron titulin ndaj Flamengos

Sonte në orën 21.00, do të zhvilohet finalja e Kupës Libertadores, në të cilën do të takohen ekipet nga Brazili,  Palmeirasi dhe Flamengo.

Në edicionin e 62 të Kopa Libertadores, finalja do të zhvillohet në stadiumin “Senetario” në Montevideo të Uruguait.

Skuadra e Palmeriasi-t do të mbrojë titullin kampion, ndërsa Flamengo do të kërkojë që të përsëris suksesin e vitit 2019, kur së fundit arkëtoi titullin kampion.

Kujtojmë se Palmeiras vetëm dy herë ka fituar titullin kampion, edhe pse ka zhvilluar edhe 3 finale të tjera, ndërsa Flamingo, dy herë ka luajtur në finale dhe dy herë ka dalë fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat