Pioli njofton rikthimin e Maignan

Futboll

Pioli njofton rikthimin e Maignan

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 15:57
Mike Maignan

Gjiganti italian ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së radhës.

Skuadra e Milanit nesër përballet me Sassuolon në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.

Trajneri i ‘Rossonerëve’, Stefano Pioli ka bërë të ditur se portieri i parë Mike Maignan është rikthyer nga lëndimi dhe është gati të luajë.

“Mike ndihet mirë, ai është duke u stërvitur me skuadrën që nga e shtuna, ai është gati dhe u rikuperua shpejt falë mentalitetit të tij të jashtëzakonshëm”.

“Nesër ai do të luajë. Jam i kënaqur me atë që bëri Tatarusanu, por Majk kthehet nesër”.

Përveç Maignan, Pioli ka dhënë të rejat edhe fundit edhe për futbollistët tjerë të lënduar.

“Tomori po ndihet më mirë, nuk është gati për nesër, por mund të kthehet të mërkurën”.

“Angazhimi është gjëja më e rëndësishme, më shumë se ata që luajnë. Nëse këta lojtarë janë këtu, kjo është sepse ata kanë cilësi të rëndësishme”.

“Ne duam ta rikthejmë Milanin në garat që meritojmë. Ne duam të jemi sërish konkurrues për të fituar Scudetton dhe për t’u kthyer në majat e Evropës".

“Tani, ne duhet të rrisim nivelin dhe të bëhemi edhe më konkurrues. Është e rëndësishme të kemi pasion për atë që bëjmë dhe të kemi dëshirë për të fituar çdo ndeshje”, tha Pioli.

Milani momentalisht zë vendin e dytë në Serie A me 32 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat