​Derbi mes Juventusit e Atalantas, formacionet zyrtare

Futboll

​Derbi mes Juventusit e Atalantas, formacionet zyrtare

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 17:08
Juventusi e Atalanta

Me fillim nga ora 18:00 do të fillojë derbi i Serie A mes gjigandit italian Juventus dhe skuadrës së Atalantas, e vlefshme kjo për xhiron e 14 të sezonit 2021/22.

Të skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e tyre të fundit, ku Juventusi e mposhti me rezultat solid 2:0 skuadrën e Lazios, kurse Atalanta regjistroi fitore me rezutlat 5:2 kundër Spezias.

Momentalisht, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, skuadra e Juventusit zë vendin e shtatë në tabelë me 21 pikë, katër sosh më pak se kundërshtari i sotëm Atalanta që pozicionohet në vendin e katërt.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te të dy skuadrat do të ketë mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Danilo, De Sciglio dhe Ramsey kurse tek Atalanta do të mungojë mbrojtësi Matteo Lovato dhe Gosens.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Juventus (4-4-2): Szcesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata

Atalanta (3-4-3): Musso; Djimsiti, Palomino, Toloi; Maehle, Freuler, De Roon, Zappacosta; Muriel, Zapata, Pessina

18:00 Juventus – Atalanta (Stadiumi Allianz)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat