Vllaznia “ia merr dorën” Laçit

Futboll

Vllaznia “ia merr dorën” Laçit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:21
Vllaznia “ia merr dorën” Laçit

Vllaznia “ia merr dorën” Laçit, pasi e mposht sërish, këtë herë me rezultatin minimal 1:0.

Nën një shi të vazhdueshëm në “Loro Boriçi”, kuqeblutë i falen një goli të fantazistit brazilian Victor Da Silva, i cili shënoi me prekjen e parë të topit, ndërsa Mirel Josa pëson humbjen e parë në krye të skuadrës kurbinase.

Në “Loro Boriçi” u zhvillua një shfaqje mjaft interesante, me ritëm të lartë dhe raste të shumta shënimi, por ndryshe nga ndeshja e fazës së parë, këtë herë tifozët shijuan vetëm një gol, atë me vlerë tre pikëshe të Da Silvës.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për shkodranët, që blindojnë vendin e tretë të renditjes me 16 pikë dhe tani e shohin veten edhe më afër kreut, pasi kanë vetëm 5 pikë më pak se Tirana që mban vendin e parë. Nga ana tjetër Laçi mbetet në vendin e gjashtë me 12 pikë dhe nuk njeh fitoren prej dy javësh radhazi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat