Barcelona triumfon në çastet e fundit në Villareal

Futboll

Barcelona triumfon në çastet e fundit në Villareal

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:53
Barcelona triumfon në çastet e fundit në Villareal

Për Barcelonën janë tri pikë mëdha nga stadiumi “de la Ceramica” në Villareal. 

Barcelona triumfon në çastet e fundit (3:1) kundër Villarealit. 

Nëndetësja e verdhë mbetet duarbosh në minutat e fundit.

Në minutën e 19-të, Memphis Depay i Barcelonës, pati rast ideal, në vend që të shënojë, ai gjuajti jashtë portës.

Image

Momenti kur dështon Memphis Depay

Futbollisti Frenkie de Jong në minutën e 49-të kalon në epërsi Barcelonën. 

Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit të VAR-it goli u pranua. 

Futbollisti nigerian Samuel Chukwueze futet mes dy lojtarëve e nga rreth 13-14 metra godet fuqishëm, duke barazuar rezultatin 1:1.

Në minutën e 88-të, Memphis Depay përmirëson gabimin e minutës së 19-të, shënon për 1:2.

Në minutën e 90+4, Philippe Coutinho shënon nga penalltia për fitoren e madhe (1:3) të Barcelonës.  Një fitore që e bën të lumtur edhe trajnerin e ri Xavi.

Pas javës së 15-të në Kampionatin e Spanjës, Barcelona zë vendin e 7-të me 23 pikë e Villareali është i 12-ti me 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat