Cikalleshi nuk ndalet së shënuari

Futboll

Cikalleshi nuk ndalet së shënuari

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 13:38
Cikalleshi nuk ndalet së shënuari

Sokol Cikalleshi nuk ndalet së shënuari, teksa kohët e fundit është shfaqur në një formë të shkëlqyer.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka realizuar sot për skuadrën e tij, Koniaspor ndaj Gaziantepit në transfertë golin e përkohshëm 2-2 në një takim të humbur me rezultatin 3-2.

Kavajasi bëri një gol të mrekullueshëm teksa në një sprint dhe veprime me dribling arriti të shënojë gol edhe me ndihmën e VAR-it.

31-vjeçari në 12 ndeshje me Koniasporin ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar dhe 1 asist.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat