Ndreu: Na duket porta si kuti shkrepse

Futboll

Ndreu: Na duket porta si kuti shkrepse

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 17:05
Ndreu: Na duket porta si kuti shkrepse

Kastrioti po vuan për të marrë pikë, edhe pse lufton, sulmon dhe krijon raste për gol. Trajneri i ekipit krutan, Ramadan Ndreu foli për “Gol pas Goli” në Supersport rreth humbjes 1-0 ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”.

“Kemi shumë ndeshje që po na vjen keq. Sot ishte një ndeshje e interpretuar mirë në përgjithësi. I kam bërë të ditur lojtarëve të ishin shumë të kujdesshëm me topat afër zonës, sepse Ibraimi godet mirë. Portieri duhet ta zgjidhte atë moment, pasi po ndëshkohemi në çdo ndeshje nga gabime që evitohen.

Në pjesën e dytë futëm sulmues në fushë. Jemi nga ato skuadra që dalim më shumë në sulm, por na duket porta si një kuti shkrepse.

Korça ishte 16 pikë pikë pas nesh vjet dhe na kapi. Duhen përforcime, duhet të rrisim cilësinë në fazën e sulmit. Ishim me vonesë, por na u dëmtuan 2-3 lojtarë formacioni gjatë rrugës.

Kemi bërë zëvendësime duke zhvendosur lojtarë qendrorë në krah, por është problem për t’u përshtatur. Sot kishte luftë, kishte dëshirë, nuk u bëj kot lajka lojtarëve.

Deri në këto momente jemi dinjitozë, me gjithë vështirësitë që kemi. Do vijnë edhe pikët, nuk jemi të mallkuar, do vazhdojmë luftën deri në fund.

Motivimi? E vështirë, por mundohemi t’i karikojmë lojtarët në maksimum. Duhet të japim maksimumin në çdo seancë. Ka rëndësi aspekti psikologjik, pasi ky nivel jemi. Do luftojmë fort të kapim sa më shumë pikë”, përfundoi Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat