Broja ka një urim special për shqiptarët

Futboll

Broja ka një urim special për shqiptarët

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 19:09
Broja ka një urim special për shqiptarët

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ka qenë e mbushur me urime nga personazhe speciale e të njohur të vendit tonë duke i dhënë ngjyra të tjera kësaj feste.

Por një urim i veçantë ka ardhur nga sulmuesi i Kombëtares Armando Broja që nuk harron të ndajë këtë gëzim me shqiptarët.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Broja ka uruar shqiptarët me një foto të tij duke festuar me shqiponjë teksa shkruan: ‘’Gëzuar festën e Flamurit. Gëzuar ditën e Pavarësisë, Shqipëri!’’.

Një urim mjaft special nga Broja që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve me paraqitjet e tij në fushë.

Sulmuesi i talentuar ishte titullar në sfidën që Sauthempton luajti ditën e djeshme me Liverpulin, duke kërkuar dëshpërimisht golin, por pa ia dalë me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat