Premier Liga angleze rikthehet me dy ndeshje

Futboll

Premier Liga angleze rikthehet me dy ndeshje

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 09:44
Premier Liga angleze rikthehet me dy ndeshje

Premier Liga angleze do të rikthehet sot me dy ndeshje në kuadër të programit të xhiros së 14 të sezonit 2021/22.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në “St. James Park”, ku me fillim nga ora 20:30 Newcastle United pret në shtëpi skuadrën e Milot Rashicës Norwich City.

Të dy këto skuadra kanë formën më të dobët në këtë sezon, ku pas 13 ndeshjeve të zhvilluara Newcastle zë vendin e fundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara, kurse Norwich pozicionohet një vend më lartë, respektivisht në pozitën e 19 me gjithsej nëntë pikë.

Po ashtu, në programin e sotëm të Premier Ligës është edhe ndeshja mes Leeds United dhe Crystal Palace, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 21:15 përcjell KosovaPress.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligë e gjeni më poshtë.

20:30 Newcastle United – Norwich City (Stadiumi St. James Park)

21:15 Leeds United – Crystal Palace (Stadiumi Elland Road)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat