Sahiti e gjen golin në fitoren e Hajdukut

Futboll

Sahiti e gjen golin në fitoren e Hajdukut

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:47
Sahiti e gjen golin në fitoren e Hajdukut

Hajduk Spliti sot zhvilloi takimin kundër Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjen e 1/4 të finales të Kupës së Kroacisë, shkruan Insporti. Ekipi i Hajduk Splitit arriti të triumfonte ndaj Lokomotivës me rezultat 3:6.

Për Hajdukun në bankën rezervë ishte Emir Sahiti, i cili arriti ta gjejë golin për 6:3 ndaj Lokomotivës. Kurse për Lokomotivën startues ishin Arbër Hoxha dhe Mersinaj.

Për Hajdukun shënuan, Krovinoviq, Atanasov, Ljubiqiq, Livaja dhe Sahiti.

Teksa, golat për Hajduk Splitin i shënuan, Pivaric, Dabro dhe një autogol nga Elez.

Skuadra e Zagrebit arriti në këtë fazë të Kupës duke mposhtur Dugopoljen në 1/16-e finales me penallti.

Bardhezinjtë arritën në çerekfinale të Kupës së Kroacisë pasi mposhtën 2:1 Primorac Biograd na Moru në 1/16 finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat