Roma rikuperon një futbollist

Futboll

Roma rikuperon një futbollist

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 22:07
Roma rikuperon një futbollist

COVID-19 mbetet një kërcënim për klubet e futbollit, të cilat herë pas herë vuajnë mungesën e lojtarëve si pasojë e infektimit me virusin e rrezikshëm. Një nga klubet më të prekura së fundmi ka qenë Roma.

Verdhekuqtë kanë pasur COVID “mes këmbëve” teksa Villar dhe Cristante nuk kanë qenë të gatshëm për Jose Mourinho-n. Gjithsesi, lajmi i mirë është se mesfushori Cristante pas testimeve të fundit, nuk është më i infektuar.

Por, kryeqytetasit kanë humbur shërbimet e një tjetër futbollisti që ka rezultuar me COVID. Fjala është për talentin, Felix Afena-Gyan, i cili edhe pse ka qenë i vaksinuar sërish nuk i ka shpëtuar infektimit dhe është detyruar të futet në karantinë. Në këtë formë, 18-vjeçari nuk do të jetë në dispozcion për ndeshjen e nesërme të kampionatit ndaj Bologna në transfertë, ndërsa kujtojmë se ganezi është një “gjetje” e trajnerit Mourinho.

Ky i fundit e aktivizoi Felix në ndeshjen ndaj Genoas, me sulmuesin që përfitoi nga shansi i luzitanit dhe realizoi dy gola me vlerën e tre pikëve për skuadrën e Romës. Por, tashmë në momentin e tij më të mirë, do t’i duhet të qëndrojë për disa ditë larg shokëve të ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat