Kaloi në duart e sheikëve por shikoni se çfarë po i ndodh Newscastle Unitedit

Futboll

Kaloi në duart e sheikëve por shikoni se çfarë po i ndodh Newscastle Unitedit

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:20
Newscastle Unitedi

Premier Liga angleze tashmë ka arritur në xhiron e 14-të të saj dhe lufta për titull duket se do të jetë ë zjarrtë deri në javën e fundit ndërmjet klubeve të mëdha si Chelsea, Manchester City e Liverpooli.

Por, ndryshe nga kreu i tabelës qëndron puna në fundit e saj. Në fakt, edhe pse janë zhvilluar 14 ndeshje, janë dy skuadra që edhe më tutje nuk e kanë prekur numrin dyshifror të pikëve. Bëhet fjalë për Burnleyn dhe Newcastle Unitedit.

Ajo që bie në sy është forma jashtëzakonisht e dobët e skuadrës së Newcastle United e cila edhe më tutje nuk e ka shijuar fitoren e parë në këtë edicion garues të kampionatit elitar të futbollit anglez.

Kjo skuadër, e cila para pak muajve kaloi në duart e sheikëve arab dhe nga at priten investime të mëdha, ka vetëm shtatë pikë deri më tani me shtata barazime dhe shtatë humbje, duke e mbyllur kështu tabelën e Premier Ligës.

Gjithsesi afati kalimtar i janarit po ofron dhe mbase me investime potencioale që mund të bëhen nga pronarët e rinj kjo skuadër mund të fillojë të ngritet në renditjen tabelare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat