Kjaer: Kam një trajner që beson tek unë

Futboll

Kjaer: Kam një trajner që beson tek unë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 17:24
Kjaer: Kam një trajner që beson tek unë

Pas stërvitjes së të hënës në mëngjes Simon Kjaer u nis për në Paris për shkak të ceremonisë së ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë”. Një blic në kryeqytetin francez për mbrojtësin kuqezi, i cili ishte në listën e 30 kandidatëve nga e cila doli fitues Lionel Mesi.

Lidhur me praninë e tij në ceremoni, danezi ka deklaruar:

“Për mua është një nder që jam këtu, megjithatë rëndësi ka që Erikseni të jetë mirë. Çdo ndjesi tjetër është tejet private. Gjithmonë janë gjëra të vogla që të ndryshojnë gjatë karrierës”. Më pas, Kjaer u ndal te sezonet e tij me Milanin. Ecuria e tij pozitive është falë përvojës së grumbulluar ndër vite, por edhe falë besimit që klubi e sidomos trajneri Pioli kanë shfaqur në drejtim të tij në dy sezonet e fundit.

“Kam një trajner që beson tek unë dhe që më lejon të bëj punën time. Me ekipin të gjithë u rritëm së bashku, ndaj uroj të arrijmë suksese. Sipas mendimit tim, kemi cilësi për të bërë gjëra të mëdha”, vijoi 32- vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat