Tetë të akuzuar për rastin Maradona

Futboll

Tetë të akuzuar për rastin Maradona

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:10
Tetë të akuzuar për rastin Maradona

Hetimet mbi mjekët që janë treguar të pakujdesshëm për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona vazhdojnë të thellohen.

Së fundit, në një artikull të publikuar nga La Gazzetta dello Sport, është zbuluar se prokuroria ka rritur në 8 numrin e të akuzuarve.

Nën akuzën për “mospërputhje dhe neglizhime të rënda në ushtrimin e funksionit të mjekut”, prokurorët kanë bërë me dije se të hetuarit do të dalin përpara gjykatës më 20 dhjetor. Kështu, i pari nën hetim është vënë Dr. Pedro Di Spagna, mbikëqyrës i ekipit mjekësor të legjendës disa ditë para vdekjes së tij.

Listës së të akuzuarve, bashkë me Di Spagna, i janë shtuar edhe dy përsona të tjerë. Këtu përfshihet edhe mjeku personal të tij, Leopoldo Luque dhe psikologia Agustina Cosachov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat