Chelsea luan sonte në fushën e Watfordit

Futboll

Chelsea luan sonte në fushën e Watfordit

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:28
Chelsea luan sonte në fushën e Watfordit

Chelsea luan sonte në fushën e Watford ndeshjen e radhës në kampionat. Kryesuesit e Premier League do të sfidojnë ekipin e Claudio Ranierit, takim që fillon prej orës 20:30.

Thomas Tuchel është i emocionuar që do të takojë më në fund Claudio Ranierin, një trajner të cilin e respekton shumë.

Italiani i njohur mori drejtimin e Watford më 4 tetor, dhe në një kohë të shkurtër ka rikthyer ekipin anglez te rezultatet pozitive. Tuchel flet në lidhje me trajnerin 70-vjeçar, duke vlerësuar punën e tij në pankinën e Watford.

“Ranieri nuk ka nevojë për prezantim, të gjithë e dinë se çfarë ka bërë në Premier League me të gjitha skuadrat që ka drejtuar.

Ai është një trajner me eksperiencë të madhe, më në fund do kemi fatin të njihem me të, pasi do të jetë hera e parë që do të takohemi.

Dallohet ndryshimi tek ekipi i Watford prej momentit që në stol është ulur Claudio, e konfirmojnë shifrat por edhe stili i lojës.

Ata janë më të sigurt se më parë dhe bëjnë shumë presing lart, sidomos në ndeshjet shtëpiake”, deklaroi trajneri gjerman i kampionëve të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat