​Ndërpritet ndeshja Watford-Chelsea, kjo është arsyeja

Futboll

​Ndërpritet ndeshja Watford-Chelsea, kjo është arsyeja

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:12
Watford-Chelsea

Ndeshja ndërmjet Watfordit dhe Chelseat është ndërprerë për shkak të një urgjence mjekësore që është dashur t’i jepet një tifozi në tribuna.

Lojtarët e Chelseat dhe Watfordit u larguan nga fusha për shkak të një urgjence mjekësore tek tifozët gjatë pjesës së parë në “Vicarage Road”.

Pas 13 minutash të dy grupet e lojtarëve u drejtuan në dhomat e zhveshjes për shkak të situatës në tribuna.

"Lojë është ndërprerë këtu në Vicarage Road për shkak të një urgjence mjekësore në turmë.", thuhet në njoftimin e lëshuar nga Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat