Valon Berisha asiston, ia rrëmbejnë tre pikë Lyonit

Futboll

Valon Berisha asiston, ia rrëmbejnë tre pikë Lyonit

Nga: K.G. Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:53
Valon Berisha asiston, ia rrëmbejnë tre pikë Lyonit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës,  Valon Berisha, me Reims-in, shënojnë fitore të madhe në stadiumin “Parc Olympique”, me rezultat 2:1 ndaj Lyonit. Lyon zhgënjeu e Reims kthehet me tre pikë.  

Valon Berisha në minutën e 56-të asisto, ndërsa Faes shënon për 0:1. 

Në minutën e 66-të, Toko Ekambi barazon rezultatin 1:1. Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua as kësaj radhe te Lyoni.

Berisha u paraqit titullar duke treguar lojë të mirë, i cili u zëvendësua në minutën e 84-të.  Në minutën e 90+4,

Hugo Ekitike shënon për fitore e madhe të Reims-it.

Pas javës së 16-të në kampionatin francez, Lyon zë pozitën e 10-të me 22 pikë e Reims të 14-tin me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat