Veprimi i Vidal ishte në kontestin e humorit

Futboll

Veprimi i Vidal ishte në kontestin e humorit

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:23
Veprimi i Vidal ishte në kontestin e humorit

Interi mori një tjetër fitore në Serie-A duke e mposhtu Spezian me rezultat 2-0 të mërkurën në stadiumin “Giuseppe Meazza” për të vazhduar kështu luftën kokë më kokë me Milanin dhe Napolin për kreun e renditjes tabelare.

Roberto Gagliardini dhe Lautaro Martinez ishin golashënuesit për skuadrën e Simone Inzaghit që tani do të përgatitet për ndeshjen me Romën në fundjavë.

Por, përtej rezultatit të ndeshjes, vëmendjen e kësaj sfide e mori edhe mesfushori Arturo Vidal. Kiliani u inkuadrua në lojë tre minuta para përfundimit duke zëvendësuar Gagliardinin, por habiti të gjithë kur kamera regjistroi momentin kur ai po e kapte për të dy veshtë gjyqtarin e katërt të ndeshjes i cili po tregonte në semafor numrat e lojtarëve që do të zëvendësoheshin.

Natyrisht veprimi i Vidal ishte në kontestin e humorit por gjithsesi në rrjetet sociale u cilësua si një gjest i tepruar.
Ky ishte momenti:.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat