Inzaghi: Bëmë gol pas 15 pasimeve

Futboll

Inzaghi: Bëmë gol pas 15 pasimeve

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:50
Inzaghi: Bëmë gol pas 15 pasimeve

Simone Inzaghi ka marrë tri pikë të tjera të vyera dhe mbi të gjitha ka marrë përgjigje pozitive edhe nga lojtarët që aktivizon më pak. Të gjithë duket se japin maksimumin te ky Inter dhe trajneri është i bindur se me këtë qëndrim mund të shkojnë larg, por sidoqoftë i kërkon skuadrës të ruajë përqendrimin për ndeshjen tjetër.

SFIDA – “Një ndeshje shumë e rëndësishme që duhej dominuar që në fillim dhe djemtë ia dolën ta bënin këtë. Fakti që nuk pësuam gol është një burim i madh kënaqësie, mbi të gjitha për faktin se në mbrojtje ishim në emergjencë. Mendoj se kemi qenë shumë të zotë në menaxhimin e lojës dhe në shpejtësinë me të cilën luajmë.

Bëmë gol pas 15 pasimeve, në Venecia ndodhi pas 22-23 pasimeve. Përgëzoj D’Ambrozion që hyri mes linjave dhe po ashtu Luataron e mbi të gjitha Galjardinin që jep maksimumin çdo ditë në stërvitje. Fatmirësisht, të gjithë janë treguar të zotët dhe shumë kompaktë pa lejuar hapësira, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, nuk kemi bërë asgjë akoma”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat