Edinson Cavani dëshiron kalimin te Barcelona

Futboll

Edinson Cavani dëshiron kalimin te Barcelona

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:09
Edinson Cavani

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani dëshiron t’i bashkohet Barcelonës verën e ardhshme, raporton ‘The Times’. 

Kontrata e 34-vjeçarit skadon në fund të sezonit pasi ai ra dakord për një zgjatje një-vjeçare të marrëveshjes së tij verën e kaluar.

Sulmuesi uruguaian, nënshkrimi i të cilit është konsideruar si një sukses në Old Trafford, ka ambicien për të luajtur për Barcelonën para përfundimit të karrierës së tij – duke besuar se mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë për dy sezone të tjera.

Barcelona, gjendja e rëndë financiare e së cilës është dokumentuar mirë, nuk ka fondet në dispozicion për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Paris Saint-Germain, por do të jetë në gjendje të nënshkruajë me Cavanin si një transferim i lirë duke qenë se kontrata e tij do të ketë përfunduar.

Cavani, sezoni i të cilit është ndërprerë nga problemet e lëndimeve, është gjithashtu i interesuar për ta bërë një lëvizje në Camp Nou.

‘Blaugranasit’ kanë shprehur emegjencën e tyre për të transferuar një sulmues pas lajmit që tronditi futbollin ku Aguero pritet të pensionohet nga futbolli aktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat