Mourinho në mbrojtje të talentit

Futboll

Mourinho në mbrojtje të talentit

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:23
Mourinho në mbrojtje të talentit

Roma doli pa pikë nga transferta e djeshme ndaj Bologna-s pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0.

Edhe pse provuan në të gjitha format, të besuarit e trajnerit Jose Mourinho nuk ia dolën të konkretizonin rastet në zonën kundërshtare, teksa pas sfidës, tekniku portugez u ankua për lojën e ashpër të vendasve, madje luzitani shkoi deri në atë pikë sa këshilloi Nicolo Zaniolon të largohej nga kampionati italian.

“E di që me këtë që do të them po flas kundër interesave të mia, por nëse do të isha në vendin e Zaniolos do të mendoja të largohesha nga Serie A.

Unë ndihem keq për atë që ai duhet të vuajë në fushë, po të isha si ai do të shkoja për të luajtur diku jashtë Italisë. Për Zaniolon po bëhet thuajse e pamundur të luajë në këtë kampionat. Zaniolo u masakrua në shqelma nga lojtarët e Bologna-s”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat