Istogu mbetet pa dy lojtarë

Futboll

Istogu mbetet pa dy lojtarë

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 20:01
Istogu mbetet pa dy lojtarë

Istogu mbetet edhe pa dy futbollistë. Klubi ka bërë të ditur se janë larguar Egzon Kurteshi e Marius Stephane.

Istogu nuk ka shënuar rezultate të mira në stinorin vjeshtor në Ligën e parë të Kosovës, Grupi A, duke përfunduar në vend të shtatë me 16 pikë.

“Football Club Istogu i falënderon dy futbollistët Egzon Kurteshi dhe Marius Stephane, për kontributin e dhënë për ngjyrat e klubit tonë ndër vite!

Me marrëveshje të dy-anshme (klub-futbollistë), Istogu i ka ndarë rrugët me Egzon Kurteshin dhe Marius Stephane.

Egzon Kurteshi ishte transferuar në Istog, në korrik të vitit 2019, dhe gjatë këtyre dy viteve e gjysmë ka dhënë kontribut mjaft të madh në fanelën e Istogut.

Faleminderit Egzon, paq fat dhe suksese në rrugëtimin tënd të ri!

Ndërsa Marius Stephane ishte transferuar në Istog, në janar të vitit 2020, gjatë dy viteve sa qëndroi në Istog, kontributi dhe angazhimi i tij ishte mjaft i madh për klubin tonë. 

Faleminderit Marius, paq fat dhe suksese në rrugëtimin tënd të ri”, njofton FC Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat