Befason Milanin me kërkesën e tij

Futboll

Befason Milanin me kërkesën e tij

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:34
Befason Milanin me kërkesën e tij

Zlatan Ibrahimoviç kërkon kontratë të re

Sulmuesi suedez është i gatshëm ta vazhdojë karrierën edhe për një vit dhe këtë ta bëjë me Kuqezinjtë, deri në verën e vitit 2023.

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka ndërmend të ndalet.

Futbollisti suedez e sheh veten duke luajtur futboll së paku deri në vitin 2023.

Në fakt, veterani i sulmit ia ka dhënë dritën jeshile Milanit për ta vazhduar bashkëpunimin.

Kontrata e tij aktuale do të skadojë në fund të këtij sezoni, përcjell Express.

Por, ai do të luante me kënaqësi edhe për një vit në “San Siro”.

“Jam i lumtur që trajneri Pioli e vazhdoi kontratën. Por, tash është koha që ta vazhdoj atë unë. Këta djem më bëjnë të zbavitem”, ka thënë duke qeshur Ibra.

40 vjeçari e realizoi një gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë mbrëmë ndaj Genoas në fitoren 3:0.

Përkundër moshës së shtyrë, Ibrahimovic po e përballon mjaft mirë presionin dhe nivelin e lartë të futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat