Trajneri spanjoll mund të transferohet përtej Atlantikut

Futboll

Trajneri spanjoll mund të transferohet përtej Atlantikut

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:22
Trajneri spanjoll mund të transferohet përtej Atlantikut

Trajneri spanjoll mund të transferohet përtej Atlantikut pasi ta mbyllë eksperiencën në Angli.

Pep Guardiola po e udhëheq me sukses Manchester Cityn. Mirëpo, pasi ta mbyllë ciklin me klubin anglez, trajneri spanjoll mund të transferohet përtej Atlantikut.

Në fakt, mediumi “90min” raporton se tashmë është arritur marrëveshja që Guardiola të punojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më saktësisht, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut mund ta marrë në dorë ekipin e ligës MLS, New York City.

Trajneri katalunas ka kontratë me kampionin anglez deri në vitin 2023. Ai mund të lëvizë drejt Amerikës në atë kohë.

Por, ndërkohë flitet se Guardiola mund të rikthehet në Barcelonë pas dy apo tri vjetësh. Ai është njëri prej trajnerëve më të mirë në Evropë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat