Kosumit i besohet ndeshja Gjilani – Malisheva

Futboll

Kosumit i besohet ndeshja Gjilani – Malisheva

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:50
Kosumit i besohet ndeshja Gjilani – Malisheva

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë me ndeshjet tejet interesante në kuadër të javës së 17-të.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro.

Pa dyshim se ndeshja kryesore do të luhet të dielën në “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina do t’i bëjë konak Dritës. Ndeshja kryesore i është besuar gjyqtarit, Dardan Caka me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Lirim Jashari dhe në VAR do të jetë Erdall Zasella.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Dukagjinit dhe Llapit. Këtë ndeshje do ta gjykoj gjyqtari gjilanas, Mervan Bejtullahu me asistentët Hekuran Osmani, Enis Bejtullahu, Burim Jahmurta dhe në VAR do të jetë Valbon Hoxha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat