Montella është kthyer të trajnojë një ekip

Futboll

Montella është kthyer të trajnojë një ekip

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:52
Montella është kthyer të trajnojë një ekip

Vicenzo Montella është kthyer të trajnojë një ekip dhe atë po e bënë tashmë në Turqi me Adana Demirspor.

Tekniku italian është numri një i stolit në ekipin ku aktivizohet edhe Mario Balotelli. Së fundmi ai ka folur për eksperiencën e tij si trajner i Balotellit dhe dëshirën që kanë për ta rikthyer atë në kombëtaren italiane.

“Mario ka krijuar një imazh për veten në karrierën e tij dhe duhet ta pranojë atë. Ai ka arritur të përshtatet me sistemin tonë, gjendja e tij po përmirësohet dita-ditës.

Po punon shumë dhe besoj se mund të bëjë edhe më shumë se çfarë ka bërë. Fakti që dëshiron të rikthehet në kombëtare, si trajner, më gëzon shumë. Do të punojmë më tej për të arritur qëllimin e tij”.

Më pas ai foli edhe pak për eksperiencën e tij tek Adana Demirspor: “Jam i kënaqur me ambientin e punës dhe të jem pjesë e një Adana Demirspor që dëshiron të përmirësohet. Edhe ushqimin e dua, nuk kam probleme. Më pëlqejnë sidomos perimet. Mund të them që heq dorë nga makaronat”, tha me shaka tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat