Laporta paralajmëron ndryshimin historik

Futboll

Laporta paralajmëron ndryshimin historik

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:53
Laporta paralajmëron ndryshimin historik

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, ka folur për stadiumin dhe të drejtat e emrit të impiantit në një intervistë të dhënë në TV3.

“Kemi të paktën pesë oferta në tavolinë”, ka thënë numri një i klubit, gati t’i ndryshojë emrin Camp Nou-t. Laporta ka fiksuar edhe çmimin:

“Objektivi është të fitojmë 30-40 milionë euro në sezon”.

Gjithmonë në temën e sponsorëve, Laporta ka folur edhe për çështjen e fanellës. Ka shumë mundësi që partneriteti me Rakuten të zgjatet, por nuk përjashtohen surprizat.

“Ka kompani të tjera që na ofrojnë më shumë dhe flasim për shifra të rëndësishme”, ka thënë numri një i Barçës.

Për sa i takon sponsorit teknik, objektivi është të rinovohet marrëveshja me Nike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat