Dortmundi pajtohet të largojë Haalandin

Futboll

Dortmundi pajtohet të largojë Haalandin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 20:35
Erling Haaland

Borussia Dortmund nuk është nën presion për të shitur Erling Haaland, thotë drejtori sportiv Michael Zorc, megjithatë ata do të konsiderojnë një marrëveshje nëse plotësohen disa kushte.

Zorc tha për ‘Sport1’: “Fakti është se ne kemi një kontratë, por është gjithashtu një fakt, dhe nuk është sekret, se ai mund të largohet nga klubi në kushte të caktuara.

“Është e qartë se ne thelbësisht duam që Erling të qëndrojë përtej verës. Dhe meqë ra fjala, pavarësisht nga pandemia, ne nuk kemi nevojë ekonomike për të shitur. Ky është gjithashtu një fakt”, u shpreh drejtori sportiv i Dortmundit.

Kujtojmë që javëve të fundit ka pasur zëra se Haaland ka një klauzolë lirimi prej 75 milion eurove, klauzolë e cila do të aktivizohet nga janari i vitit të ardhshëm, me disa klube të interesuara të mëdha që janë alarmuar për situatën e norvegjezit dhe që janë të gatshëm për të shpenzuar një shumë të tillë.

Haaland ka realizuar 50 gola në 50 paraqitje për Dortmundin në Bundesliga, në një mesatare të jashtëzakonshme të një goli për ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat