Barcelona ofron para plus yllin e skuadrës për Ferran Torresin

Futboll

Barcelona ofron para plus yllin e skuadrës për Ferran Torresin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 22:26
Ferran Torres

Barcelona po tenton që të përgatitet sa më mirë për stinorin pranveror dhe të bëjë transferime gjatë merkatos së janarit.

Siç ndodhi në verë, Barcelona dhe Joan Laporta po ofrojnë lojtarë në këmbim për të siguruar transferimet e ardhshme, por është një politikë e cila ende nuk ka dhënë rezultat.

Katalonasit janë shumë të interesuar për Ferran Torresin e Manchester Cityt, i cili e ka pranuar se do të dëshironte të kalonte në “Camp Nou”

Edhe pse City nuk ka asnjë interes, Barcelona do të kërkojë të përfshijë ndonjë nga Coutinho, Umtiti, Dembele dhe Clement Lenglet në një paketë plus 45 milionë euro për Ferran Torres.

Nëse Barcelona do ta fuste në marrëveshje Ansu Fatin, Manchester City do të ishte i interesuar që të finalizonte një shkëmbim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat