Bruno Fernandes flet për penalltinë e Ronaldos kundër Arsenal

Futboll

Bruno Fernandes flet për penalltinë e Ronaldos kundër Arsenal

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 23:20
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes ka shpjeguar pse e lejoi Cristiano Ronaldon që ta gjuaj penalltinë që rezultoi të ishte goli i fitores për Manchester United  kundër Arsenal.

Goli i dytë i Ronaldos erdhi nga pika e bardhë, ku detyrën e penalltive që e kishte Fernandes ia dorëzoi bashkëlojtarit dhe bashkëkombësit të tij Ronaldos.

Fernandes thotë që ai ishte i lumtur që ia la këtë përgjegjësi Ronaldos, pasi që e humbi penalltinë e tij të fundit në humbjen 1:0 kundër Aston Villas më 25 shtator.

“Ne nuk biseduam. Unë e humba penalltinë e fundit kështu që i besoj atij në mënyrën e njëjtë që i besoj vetës. Ishte koha që Ronaldo ta gjuaj penalltinë sepse të fundit e kisha gjuajtur unë dhe nuk e kam konkretizuar me gol. Por, nuk është e rëndësishme se kush e gjuan penalltinë”, tha Fernandes.

Ronaldo kaloi shifrën e 800 golave në karrierë mbrëmë me golin e tij të dytë kundër Arsenalit, ku tani ka regjistruar 12 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat për Manchester United.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat