Barcelona gati të sakrifikojë

Futboll

Barcelona gati të sakrifikojë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:53
Barcelona gati të sakrifikojë

Barcelona dëshiron me patjetër që të transferojë tani në janar sulmuesin Edison Cavani.

Cavani në merkaton verore do të lirohet me parametra zero por Barca nuk pret dhe kërkon ta transferojë tani në janar. Mundësitë ekonomike e kufizojnë ekipin spanjoll dhe kështu janë të gatshëm të ofrojnë lojtar në këmbim të sulmuesit uruguajan.

Sipas “The Sun”, Barcelona do t’i propozojë Manchester United-it kartoni e brazilianit Coutinho për shërbimet e Cavanit.

Spanjollët kanë një situatë katastrofike financiare dhe për të liruar sado pak vështirësitë janë të gatshëm të ofrojnë 29-vjeçarin për të sjellë në Camp Nou sulmuesin Edison Cavani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat