Lavdëron Shqipërinë në Itali

Futboll

Lavdëron Shqipërinë në Itali

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:29
Lavdëron Shqipërinë në Itali

Kukësi i këtij sezoni duket një skuadër e mirëorganizuar në fushë dhe pretendente për triumfin final në Abissnet Superiore. Trajneri italian, Diego Longo ka sjellë një frymë të re në skuadër dhe kjo po jep frytet e saj javë pas jave. Së fundmi, më shumë rreth skuadrës ka treguar edhe ndihmësi i Longos, Amedeo Di Latte, i cili ka folur në mediat italiane, ndërsa nuk ka lënë pa theksuar edhe sa mirë është përshtatur në Tiranë.

“Po përjetoj një eksperiencë të mrekullueshme së bashku me një trajner të shkëlqyer si Diego Longo. Kemi krijuar te Kukësi një grup të bashkuar edhe pse janë shumë kultura të ndryshme, por magjia e dhomave të zhveshjes bën diferencën dhe në fund të gjithë jemi të bashkuar për një objektiv.

A kisha dyshime të pranoja ofertën? Jo, vendosa për një minutë e gjysmë. Në jetë ka trenë që kalojnë vetëm një herë në jetë dhe të punoj krah një trajneri kalibri si Diego Longo në ligën më të lartë të Shqipërisë është vërtet një nder dhe kënaqësi. Tek ne stërvitjet janë shumë intensive, por kërkojmë të propozojmë një mentalitet të ri, përballë një kulture e cila në pjesën më të madhe të saj është e ndërtuar te agresiviteti dhe fitimi i topave të dytë.

Duam të propozojmë idenë ku në qendër të jetë loja dhe ta vendosim në praktikë pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Pa harruar të nxjerrim në pah cilësinë e lojtarëve që kemi, ka të rinj shumë interesantë. Presidenti dhe gjithë shoqëria janë shumë ambiciozë dhe nuk lejojnë të na mungojë asgjë.

Si ndihem në Shqipëri? Ndihem shumë mirë, jam përshtatur në Tiranë. Është një qytet që të ofron shumë dhe italianët shihen më sy të mirë.

Ka një lidhje të bukur mes dy popujve. Shqipëria është në rritje dhe në çdo metër sheh një grataçelë në ndërtim. Por, është edhe një vend me shumë identitet në futboll, me një stil shumë luftarak ashtu si heroi i tyre kombëtar. Ka shumë uri për futbollin aty”, u shpreh Amedeo Di Latte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat