Rruga e rinovimit të tij me Interin duket e tatëpjetë

Futboll

Rruga e rinovimit të tij me Interin duket e tatëpjetë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 12:55
Rruga e rinovimit të tij me Interin duket e tatëpjetë

“Gazzetta dello Sport” bën vlerësimin e situatës së Marcelo Brozovic.

Rruga e rinovimit të tij me Interin duket e tatëpjetë, shpallja e kontratës së re duhet të mbërrijë deri për Krishtlindje.

Ka shumë optimizëm në këtë drejtim, palët janë në negociatat e fundit.

Një takim i ri mes palëve duhet të bëhet javën e ardhshme, pas kthimit nga ndeshja si mysafir në Madrid. Me pak fjalë, ka besim të madh: referencë mund të jetë vetëm marrëveshja e nënshkruar nga Lautaro, ose 6 milionë euro, plus bonuse.

Interi ofron më pak, rreth 5.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2026.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat