Nuk ka gjetur ende fitore

Futboll

Nuk ka gjetur ende fitore

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 14:32
Andriy Shevchenko

Trajneri i Genoas, Andriy Shevchenko, ka folur për faqen zyrtare në kuadër të ndeshjes kundër Juventusit:

“Sigurisht që para se të vija këtu e dija, duke pasur parasysh kalendarin, për vështirësitë që do të gjeja. Nuk i prisja dëmtimet e shumta që po penalizojnë në këtë moment”, tha ai.

Çfarë prisni nga Juventusi?

“Juve është gjithmonë Juve, një ekip i madh me shumë kampionë dhe lojtarë të rëndësishëm. Ka shumë cilësi dhe Allegri është një trajner i madh, këtë e tregojnë numrat.

Ai është një motivues që di të menaxhojë mirë grupin. Ai merr maksimumin nga të gjithë lojtarët dhe e ka dëshmuar këtë shumë herë”.

Ndërkohë, në 3 ndeshje në krye të Genoas, legjenda ukrainase ka regjistruar një barazim dhe dy humbje. Pas 15 javësh, Genoa mban vendin e 18 me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat