Selmani në formë të madhe, shënon në Suedi

Futboll

Selmani në formë të madhe, shënon në Suedi

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 17:04
Selmani në formë të madhe, shënon në Suedi

Sulmuesi nga Kosova, Astrit Selmani arriti t’i realizojë tre gola brenda 15 minutave me Hammarbyn, teksa tani ka shënuar edhe golin e katërt, shkruan Insporti.

Golin e parë e realizoi në minutën e pestë, teksa për 2:0 realizoi në minutën e 19-të, duke shënuar nga afërsia.

E në minutën e 22-të, Selmani kompletoi het-trickun e tij të parë në kampionat me Hammarbyn.

Selmani vuri kapakun me paraqitjen e tij kur shënoi edhe golin e katërt në minutën e 50 të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat