Të martën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës 

Futboll

Të martën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës 

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 17:05
Të martën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës 

Të martën shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës!

Komisioni i Garave ka vendosur që tërheqja e shortit për rrethin e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll të bëhet më 7 dhjetor (e martë) në orën 11:00 në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në këtë rreth të garave janë kualifikuar 9 skuadra të BKT Superligës, 6 skuadra të Viva Fresh Ligës së Parë dhe 1 skuadër e Ligës së Dytë.

Skuadrat pjesëmarrëse në short janë: Llapi, Gjilani, Drenica, Prishtina, Drita, Dukagjini, Malisheva, Ulpiana, Ballkani, Ramiz Sadiku, Fushë Kosova, 2 Korriku, Onixi, Arbëria, Ferizaj dhe KEK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat