Xavi e shijon humbjen e parë si trajner i Barcelonës

Futboll

Xavi e shijon humbjen e parë si trajner i Barcelonës

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:18
Xavi e shijon humbjen e parë si trajner i Barcelonës

Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Real Betisi me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në La Liga.

Kësisoj, Xavi Hernandez njoftohet me humbjen e parë nën drejtimin e Barcelonës.

Betisi kalon në epërsi ndaj Barcelonës, pak minuta para fundit të ndeshjes…

Hipertensioni është vdekjeprurës. Shmange duke bërë këtë përditë

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 79-të nga Juanmi, i cili u asistua nga Tello.

Me këtë humbje, Barcelona i shuan edhe më shumë shpresat në garë për titull, pasi tani gjendet në vendin e shtatë me 23 pikë, 13 më pak se Real Madridi.

Real Betisi në anën tjetër me këtë fitore shkon në kuotën e 30 pikëve dhe zë vendin e tretë përkohësisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat