Pioli: Liverpool është një skuadër e madhe

Futboll

Pioli: Liverpool është një skuadër e madhe

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Pioli: Liverpool është një skuadër e madhe

Stefano Pioli, trajneri i Milan-it, nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij pas fitores 2:0 të marrë kundër Salernitana-s.

“Ka qenë një paraqitje dhe fitore e bukur, nuk ishte e sigurt, në futboll duhet të djersish. Skuadra ka treguar pjekuri duke i dhënë vazhdimësi ndeshje kundër Genoa-s”, ka thënë Pioli për DAZN.

Trajneri i kuqezinjve ka folur më pas edhe për ndeshjen e Champions League mesjavën e ardhshme kundër Liverpool-it.

“Liverpool është një skuadër e madhe, por ne kemi disa informacione më shumë për ata falë ndeshjes së parë. Është një nga skuadrat më të forta.

“Ne do të provojmë të bëjmë më të mirën tonë në një ambient të madh që do të kërkojmë ta shfrytëzojmë. Do të kërkojmë t’i vëmë në vështirësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat