Gasperini: Fitore për medalje të artë

Futboll

Gasperini: Fitore për medalje të artë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:03
Gian Piero Gasperini

Trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini, nuk e ka fshehur gëzimin për fitoren 3-2 të arritur në kampionat kundër Napoli-t.

“Ka qenë një ndeshje shumë e bukur që do të rishikoj me dëshirë. Kemi mundur një Napoli të madh dhe këto fitore janë medalje të arta për ne”, ka thënë Gasperini.

“Titulli? Nuk kemi qenë kurrë të parët në renditje dhe kur do të arrijmë, atëherë do të flas për titullin.

Tani duhet të mendojmë për Champions-in dhe nuk do ta kemi të lehtë kundër Villarreal-it”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat